Një vizitë në batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr (FOTO-LAJM)

Në prag të festave të fundvitit, në batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr u zhvillua sot një aktivitet i veçantë dhe mbresëlënës i titulluar “Dita e hapur për publikun”.

Në këtë aktivitet ishin ftuar dhe morën pjesë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Kemal Ataturk” në Zall-Herr. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilluan një bashkëbisedim me fëmijët dhe nxënësit e pranishëm.

“Sot është një ditë e veçantë për ju. E di që bëni shumë ekskursione, por shumëkush prej jush nuk ka ardhur në një njësi ushtarake për të parë nga afër se çfarë bën pjesa më e mirë e Forcave të Armatosura Shqiptare në ruajtjen tuaj, të familjeve tuaja dhe atdheut” u shpreh në fjalën e saj, ministrja Kodheli.

Shumë prej nesh këtu, ka vijuar më tej znj. Kodheli, kur kanë qenë në moshën tuaj kanë pasur një tjetër perceptim për ushtrinë. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2013, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori