Arrestohet personi i parë pas akuzave të Gjykatës Speciale të Hagës?

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Zogiani që nga ora 7:30 e mëngjesit është marrë në pyetje nga Misioni Ndërkombëtar i EULEX-it në Kosovë.

Zogiani nuk është kthyer ende në shtëpi, por është dërguar për në Hagë. Kështu të paktën pretendon djali i tij, Liridoni.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se babai i tij është kidnapuar.

“Ne çfarë cilësie është ftuar nuk e dimë , nuk e ka ditur as ai . Jemi te shokuar nga lajmi . E konsiderojmë me shume si kidnapim”, ka thënë ai.

Sot ne ora 07:30 te mengjesit , Babi eshte ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty eshte derguar per ne Hage , pa e ditue dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja .
Babi ka qene nje mbeshtetes i fuqishem i celulave te para te luftes , ne aspektin operativ e sidomos ate financiar , qe nga fillimi i vitive i 80-ta .
Ishte krah i djthte i vellaut te tije Hysenit-njerit nga themeluesit e UÇK-s ( i kidnapuar nga sherbimet sekrete serbe 1998 ) .

Babi ka qene i arrestuar disa here ne vitet e 90-ta nga sigurimi serb , duke ia pamundesuar jeten dhe punen ne shtepine e tije . Pasi qe nuk dihej me per fatin e vellezerve te tije te arrestuar nga regjimi serb , Babi kalon ne zonen e luftes , respektivisht ne SHP te UÇK-s , ku do te kryej me sukses te gjitha detyrat qe i besohen per lirine e vendit te tije .

Me mbarimin e luftes , emrohet Kryeinspektor i Tatimeve , ku ve gurthemelin e pare te institucionit fiskal ne Kosoven e Lire . Me pas si Auditor ne Qeverine e Kosoves . Duke pare shume padrejtesi , vendose te largohet nga institucionet per te vazhuar punen ne sektorin privat si ekspert i elonomise dhe financave, duke na angazhuar te gjithe familjen .
Si njeri qe jame, nuk kam pare as takur asnjeher , me profesionist ne Ekonomi dhe njeri me te drejte e vetemohues .

Ne familja jemi shume krenar per jeten dhe vepren e Babit dhe familjes ne pergjithesi dhe shpresoj shume qe do vazhdojme rrugen e tije .

Nga Prokuroria speciale eshte ftuar per periufhen e luftes .

UÇK-ja eshte krenaria ime qe jam Kosovar !


Shtuar 25.06.2020 16:51