“Nëse do të hyhet brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar”, Balla publikon audip-përgjimin për 21 janarin

Gjatë fjalës në Kuvend, Taulant Balla i është drejtuar opozitës duke i thënë se i mëshuan çështjes McGonigal për të hequr vëmendjen nga audiopërgjimi, ku dëgjohej se ishte dhënë urdhër nga Komandati i Gardës, për zjarrin e hapur ndaj protestuesve më 21 janar 2011.

“C’u fry mali, edhe polli një mi. E shoh intersin tuaj, ikni tani. Ik Luçi se duhet të sjellësh nesër 37 protestues nga Elbasani, ik dhe ti Sali, megjithëse ti nuk sjell dot njeri. Dosja McGonigal nuk ka lidhje as me Edi Ramën as me Shqipërinë. Këtu mbyllet kjo çështje dhe pse unë e di që këta që zbrazën sallën, e pollën këtë çështje dhe e frynë, sapo në Shqipëri u publikua një audioregjistrim që zbardh të gjithë kronoligjinë e vrasjeve të 21 janarit. Do vendos për publikun të gjithë këtë material audio që është publikuar mbrëmë. I bëj thirrje prokurorisë që më në fund, këtë cështje ta hetoj.

Dashamir, thotë komëndati i gardës, gati për zjarr ushtarak. Zjarr ushtarak kundër civilëve të paarmatosur.

Dasharimi: Po ju kuptova, gati të gjithë luanët.

Komandati i Gardës: Nëse do të hyhet brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar.

Dashamiri: Ju kupova

Ndrea Prendi: Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër në ajër. Dashamir ku je

Dashamiri: Këtu jam

Ndrea Predni: Bëj thirrje alropolanti. U kalua kufiri, do hapet zjarr, luftarak

Dashamiri: Largohuni nga hyrja

Ndrea Predni: Të mbahen armët në dorë, gati për zjarr, në qiell pasaj në trup.

Gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar audopergjimin, tha se është vënë në dijeni të kësaj prove që në muajin korrik të vitit të shkuar. Ai tha se pas përpjekjeve të shumta ka arritur ta sigurojë provën fizikë në dhjetor dhe ia ka vënë në dispozicion babait të Aleks Nikës, për t’ja dorëzuar më pas prokurorisë e cila po zvarrit hetimin.

 


Shtuar 2.03.2023 12:05