Një trup perfekt si të saj? Zbulohet dieta e Rosie Huntington (FOTO LAJM)

Kur Rosie Huntington-Whitely flet për punë regjimesh ushqimore dhe ushtrimesh, ne dëgjojmë.

Në një intervistë me Sunday Times Style, 32-vjeçarja zbuloi se është praktikante e agjërimit të përkohshëm. Ajo përpiqet që vaktin e fundit të ditës ta konsumojë në orën katër pasdite.

Dita për të nis rreth orës tetë. Për mëngjes, pi çaj matcha me qumësht drithi. Përgjatë ditës konsumon proteina dhe perime të freskëta. Rosie shmang mishin e kuq, karbohidratet dhe sheqerin e rafinuar. Darkën e ha rreth orës 4-6, por jo gjithmonë. Edhe ajo njeri është.

“I jep kohë trupit të tresë gjithçka,” shpjegon ajo. “Sigurisht, nëse dal për darkë, e shtyj orarin. Jam fleksibël sepse ndonjëherë duhet të kënaqesh.”

Për sa i përket regjimit fizik, Rosie kalon faza. Për momentin është shumë e dhënë pas Pilates.

“E shoh ndikimin që ka pasur në trupin tim. Më pëlqen veçanërisht sepse mund të përzgjedh një zonë specifike dhe ta ushtroj deri sa ta tonifikoj apo zgjas,” tha ajo. “Ka ditë që dua të djersij dhe ndonjëherë shkoj në një klasë kërcimi ose bëj boks kur jam e stresuar. Edhe yoga më gjallëron.”

Burimi: Women’s Health

Shtuar më 21/01/2020, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori