Një tjetër kosovar bashkohet me Lavdrim Muhaxherin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një tjetër kosovar i është bashkuar Lavdrim Muhaxherit dhe ISIS-it në luftën e tyre në Irak.

Ai është Besnik Fanaj me origjinë nga fshati Vërmicë e Prizrenit.

Një fakt të tillë e ka bërë vetë me dije Besniku, që ka shfaqur disa foto në Facebook-un e tij, raporton Kurir.

Besnik Fanajfoto shihet përkrah Lavdrim Muhaxherit dhe të tjerëve, të cilët mbështesin organizatën famëkeqe ISIS.

Nuk dihet se kur saktësisht mund të jenë bërë fotografitë, por ajo që dihet me saktësi është se fotot në rrjet social janë hedhur gjatë muajit shtator. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori