Një tjetër emision ku të rinjtë njihen në ekran, zbulohet data kur nis "Love Story" (FOTO LAJM)

Shumë më shpejt nga sa e prisnit në TV Klan nis "Love Story", formati i cili do t'ju mbërthejë para ekranit. Saimiri, beqar, bukurosh, sipërmarrës është në kërkim të princeshës së tij.

Dhjetëra vajza do të garojnë për të zënë “fronin” e princeshës. Megjithatë, gara nuk do të jetë kaq e thjeshtë, sepse dashuria duhet të kalojë edhe disa prova.

Data kur do të nisë transmetimi i programit të ri nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu është e hëna e 16 Nëntorit.

Opinionist do të jenë artisti Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj, konsulente karriere e shumë personazheve të njohur shqiptarë.

Shtuar më 10/11/2020, ora 22:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori