Tërmeti 7.1 ballë shkund Kaliforninë, zjarri përfshin banesat (VIDEO)


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi Kaliforninë Jugore të premten në mbrëmje, tërmeti i dytë më i madh në më pak se dy ditë, që tronditi nga themelet ndërtesat dhe që ka shtuar shumë nervozimin në rajonin që ishte i shqetësuar.

Tërmeti kishte epiqendër në Ridgecrest, zona që pësoi tërmetin 6.4 ballë më të madhin në 20 vjet. Ai u pasua nga një tronditje që ishte 5.5 ballë.

Ka pasur njoftime që tërmeti i së premtes mbrëma shkaktoi disa zjarre dhe dëme të tjera në Ridgecrest, thanë zyrtarët e emergjencës nga vendi i ngjarjes.

Në Tëitter, njerëzit njoftonin se ai ishte ndier jo vetëm në Bakersfield, por edhe në lav Vegas, Merced dhe san Jose.

Rreth 3000 banorë në Ridgecrest dhe zonat përreth janë pa energji elektrike pas tërmetit. Ndërkohë Departamenti i Zjarrfikëseve të Los Anxhelosit raportoi se nuk kishte dëme të mëdha në infrastrukturë.
Një tërmet i dytë më i fuqishëm trondit Kaliforninë Jugore: 7.1 ballë (FOTO LAJM)

Shtuar më 06/07/2019, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori