I jashtëzakonshëm, talenti i Kombëtares U-21 shënon gol fantastik në Angli (VIDEO)

Armando Dobra është padyshim një nga lojtarët më të talentuar të kombëtares së të rinjve tanë.

Sezonin e shkuar ai iu bashkua skuadrës angleze të Ipswich U23, e cila i siguroi një kontratë njëvjeçare.

Në fund Dobra bindi plotësisht dhe klubi nisi të punojë fort për të bindur të riun të firmosë kontratë afatgjatë.

Këtë sezon të ri Dobra i është bashkuar ekipit të parë dhe po tregon se e meriton plotësisht besimin e trajnerit.

Mbrëmjen e djeshme Ipswich ka luajtur ndeshjen e radhës në kampionat ndaj skuadrës së Gillingam.

Vendimtar Dobra në këtë sfidë, me 19-vjeçarin, që ka shënuar golin e parë të sfidës në mënyrë spektakolare.

Talenti i sulmit me origjinë nga Burreli ka shënuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone në minutën e 57-të, duke lëshuar një goditje të paarritshme nga portieri në trekëndëshin e portës.

Ipswich arriti të shënojë edhe një tjetër gol dhe të fitojë këtë sfidë me shifrat 2-0.

Së fundmi Dobra u ftua nga Bushi në kombëtaren U21 për ndeshjet e shtatorit dhe ishte një nga më të mirët në fushë.


Shtuar 7.10.2020 09:37