DETAJET/ Çfarë do të kufizohet nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00

Lëvizja e njerëzve dhe automjeteve në Shqipëri do të jetë nga ora 05 e mëngjesit deri në 13 të mesditës duke nisur nga dita e nesërme, 21 mars 2020.

Sipas urdhrit të ri të firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, pikat e tregtisë së barnave dhe institucionet financiare do të lejohet të kryejnë aktivitetin e tyre nga dita e hënën në këtë fashë orare.

Ndërsa lëvizja do të kufizohet në të gjithë Shqipërinë për këmbësorët, bicikletat, ciklomotorët, motomjetet dhe mjetet duke nisur nga dita e nesërme (21 mars) në orën 13:00 deri në orën 05:00 të ditës së hënë (23 mars).

Të përjashtuarit nga ky rregull janë vetëm mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe mediatike si dhe shërbimet në banesë.

Ndërsa punonjësit e institucioneve financiare të linjave prodhuese e ushqimore do të lejohen të qarkullojnë vetëm për itinerarin shtëpi-punë.

LISTA E PLOTË

Do të ndalohet ofrimi i shërbimit të qytetarëve nga të gjitha aktivitetet nga dita e shtunë (21 mars) në orën 13:00 deri në orën 05:00 të ditës së hënë (23 mars). Të gjithë qytetarët që kishin përcaktuar aktivitet jashtë fashës së re orare do ta marrin shërbimin e tyre të martën (24 mars) në orën 05:00.

Urdhri i ri vjen në funksion të ndalimit të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, që deri tani ka infektuar 70 persona.


Shtuar 20.03.2020 21:58