Një super terminal në aeroportin kinez (FOTO-LAJM)

Në Shenzhen të Kinës Jugore inaugurohet sot terminali tretë i aeroportit Bao’an i projektuar nga arkitektët italianë Massimiliano dhe Doriana Fuksas. Ai mbulon një sipërfaqe prej 450 mijë metra katrorë dhe është një strukturë që do të përballojë një kapacitet prej 45 milionë pasagjerë në vit.


Si një nga më të mëdhenjtë në botë, i ndërtuar në vetëm 3 vjet, terminali pritet të hapë rreth 200 linja për “check-in” dhe 200 dyqane të të gjitha llojeve. Terminali është projektuar për të akomoduar deri në vitin 2020, 55% më shumë pasagjerë në një vit, krahasuar me vitin 2012. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori