Një suitë luksoze, qelia Princit saudit shokon botën (FOTO LAJM)

Princi Alëaleed bin Talal u arrestua në nëntor, pasi qeveria nisi luftën kundër korrupsionit.

Dhjetra princër, biznesmenë dhe zyrtarë u arrestuan gjithashtu të cilët ende janë në hetime.

Orë para lirimit të tij, Princi Alëaleed tregoi qelinë e tij në në hotelin Ritz-Carlton në Riad duke hedhur poshtë të gjitha lajmet se ata po keqtrajtoheshin dhe torturoheshin brenda, përcjell albeu.com

Ai tha se ishte i pafajshëm dhe se akuzat për korrupsion ishin një keqkuptim.

"Nuk kam asgjë për t'u fshehur. Jam aq i relaksuar. Unë jetoj këtu, si në shtëpi. Barberi im vjen këtu ", tha ai.

"I thashë qeverisë se do të qëndroja aq sa dëshirojnë, sepse dua që e vërteta të dalë në shesh"..

Ai tregoi "qelinë" e tij mjaft luksoze e cila përfshinte zyrën e tij private, dhomën e ngrënies dhe të fjetjes.

Ai kishte të gjitha ushqimet vegjetariane dhe pijet e dëshiruara dhe jetonte shumë mirë.

Ai madje ka folur edhe për sallatat e tij të preferuara që konsumonte duke shtuar se vazhdimisht ka bërë palestër, shëtitur dhe notuar gjatë kohës që ishte i burgosur.

Përveç se është anëtar i familjes mbretërore, nipi i themeluesit të Arabisë Saudite, është gjithashtu nipi i kryeministrit të parë libanez. /albeu.com/






























Shtuar më 30/01/2018, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori