Një shtëpi pushimi jo pak por shumë e veçantë (FOTO LAJM)

Përgatituni për një përvojë kampingu ndryshe nga çdo tjetër që keni përjetuar më herët. Kjo do të jetë veçanërisht popullore nëse jeni i fiksuar pas kafshëve dhe veçanërisht pas derrave.

Një kompani mushti për të festuar sezonin e verës ka vendosur të krijojë një mjet kampingu në ngjyrë rrozg dhe në pamjen e një derri. Madje kanë vendosur edhe ta mobilojnë në mënyrë të mrekullueshme në brendësi dhe e kanë bërë një ambient vërtet tërheqës për të pushuar.

Brenda ju do të gjeni shtretër të rehatshëm të mjaftueshëm për të fjetur 2 persona. Madje ka edhe orendi të ndryshme të cilat rritin komoditetin dhe rehatinë gjatë pushimeve tuaja.

Do të ketë edhe pajisje për gatim, ideale nëse jeni person i pasionuar pas tij. Oh po edhe diçka tjetër, do të gjeni edhe kanaçe mushti në ngjyrë rozë të cilat mund t’i konsumoni me kënaqësi në momentin e pushimit.
Shtuar më 18/07/2019, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori