Një Romeo "troket" në jetën e Jonida Maliqit (FOTO LAJM)

Ditët e fundit e gjithë vëmendja e mediave është drejtuar nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila coi në finalen e ‘Eurovision’ Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Para pak kohësh u përfol për një lidhje mes këngëtares dhe aktorit Romeo Veshaj.

Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan se ajo vajza ishte pikërisht këngëtarja e famshme, Jonida Maliqi. Më pas, portalet u përpoqën të vërtetonin këtë fakt, duke gjetur lidhjen e ambienteve të njëjta të postimeve që bënin në profilet e tyre në “Instagram”, si Jonida ashtu dhe Romeo.

Direkt pas kualifikimit në finale, Romeo postoi një foto të Jonidës si finaliste, tashmë me diçiturën “Grushti i parë, shihemi të shtunën!”. Ky ishte postimi i dytë që dëshmon mbështetjen hapur të tij që i bën Jonidës, pas atij disa orë para konkurrimit në natën e dytë gjysmëfinale.

Romeo sot ka postuar një video të Jonida Maliqit në ‘Eurovizion’, të shoqëruar me statusin: “Data 16 maj erdhi! Për të gjithë ju që ndodheni jashtë trojeve tona, erdhi momenti të tregojmë sa shqiptarë jemi! Votoni tokën tuaj, votoni 14- tën, votoni Jonida Maliqi!”, shkruante ai, duke e shoqëruar me hashtag titullin e këngës “Ktheju tokës” dhe emrin Jonida Maliqi, përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovizion.

Kaq mjaftoi dhe komentet se lidhja e tyre është më tepër se miqësi “morrën dhenë”.
Shtuar më 18/05/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori