Një për çdo ditë në karantinë, tatuazhet e këtij djali janë çmenduri (FOTO LAJM)

Karantina të bën ekspert në kuzhinë, të bën të presësh flokët vetë, ose ose të bësh nga një tatuazh për çdo ditë të kaluar në shtëpi. Kështu bëri Chris Woodhead, një djalë nga Londra, të cilit s'i ka mbetur më vend të trupi për të bërë tatuazhin e radhës.

I fiksuas pas tatuazheve që në moshën 18-vjeçare, Chris numëron plot 1,000 dizajne në trupin e tij.Tani ka dhe 40 të tjera më shumë, një për çdo ditë të kaluar në izolim. Kur studioja e tij e tatuazheve u mbyll, ai u karantinua me bashkëshorten dhe kështu, i lindi ideja që ta kalonte çdo ditë duke bërë diçka në trupin e tij. Tatuazhi i fundit do të përkonte me ditën e fundit të izolimit, por në trupin e tij nuk ka mbetur më vend për një të ri.

"E gjeta veten duke ecur kot rreth e qark shtëpisë dhe vetëm haja. Prandaj mendova se duke bërë nga një tatuazh çdo ditë do ta mbaja veten më të përqëndruar, do të kisha një qëllim. Pa pasur një strukturë, njeriu është i humbur. Bërja e tatuazheve për mua është terapi. Bëj gjënë e parë që më vjen ndër mend."- u shpreh ai për BBC.

Sigurisht, gjëja e parë që i vjen ndërmend është "Kur do të përfundojë e gjithë kjo" dhe ja, u kthye në tatuazh.

Madje, në trupin e tij nuk mungon as një dedikim për mjekët e Londrës, në shenjë vlerësimi për punën e bërë gjatë kësaj kohe.

Besojeni ose jo, Chris (si të gjithë të tjerët) u fiksuan aq shumë me serialet e Netflix sa tani ai ka një tatuazh me yllin e "Tiger King".

ditën e 23-të, ai bëri në krahun e tij një spermatozoid përmes të cilit i referohej fëmijës që presin të vijë në korrik.

Vetë djali, e di që duket qesharak, por ky s'është problemi. Fokusi është të gjejë vend në trup për tatuazhet e ardhshme deri në fund të karantinës.

Shtuar më 27/04/2020, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori