Një natë me Robertin apo me Lorikun? Bukuroshja shqiptare i refuzon të dy (FOTO LAJM)

Agnesa Vuthaj edhe pse kanë kaluar vite që kur është zgjedhur vajza më e bukur e Shqipërisë, vazhdon të jetë në krye dhe të zërë faqet e para të gazetave apo portaleve.

Këtë të premte ajo ishte e ftuar në emisionin "Mirage", në rubrikën "Kë zgjedh?".

Agnesa është vënë përballë zgjedhjeve të ndryshme mes VIP-ash disa prej të cilave e kanë vendosur dhe shumë në siklet. Ajo është pyetur se kë do të zgjidhte për të kaluar një natë: Lorik Canën apo Robert Berishën?

Ndonëse vajzat me siguri do linin kokën pas tyre, Agnesa i ka refuzuar. Ajo ka dhënë përgjigjen e prerë: ‘Anjërin. Njëri është i martuar, tjetri i sapo ndarë. Unë shkoj vetëm të ato që janë single’, është shprehur modelja. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2019, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori