Një lindje e vështirë, publikohen foto pak para se Almeda Abazi të sillte në jetë djalin e saj (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Almeda Abazi u bë nënë e një djali të quajtur Efehan. Bashkëshorti i saj, Tolghan tregoi për mediat se ishte një lindje e vështirë por si nëna ashtu dhe I vogli gëzojnë shëndet të plotë.

Me anë të disa fotove në rrjetin social ‘Instagram’, Almeda ka falenderuar mjeken që e ndihmoi gjatë gjithë shtatëzanisë.

“Doktoresha ime, që më dhe force për 9 muaj me zemrën tënde dhe diturinë tënde, që më qëndrove pranë kur më duheshe, faleminderit shumë. Jam shumë e lumtur që të njoh, të dua shumë. Fotot janë realizuar 15-20 minuta para se të takohesha me bebushin tim. Po buzëqeshja mes dhimbjes. Me lejen e Zotit, me mamanë time që është gjithmonë pranë meje, me bashkëshortin tim të dashur, me doktoreshën time të dashur dhe me mbështetjen e të gjithë familjes, arrita të kaloj çdo vështirësi dhe u takova me vogëlushin tim, Efehanin”, shkruan Almeda.
Shtuar më 12/05/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori