Shkrumbohet kasollja me ushqim për bagëtitë në Maliq

Një kasolle, e cila përdorej për të mbajtur bazën ushqimore të bagëtive në Maliq është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman.

Sipas informacioneve zjarri ka shkrumbuar bazën ushqimore që ishte në të ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur mos përhapjen e mëtejshme të flakëve duke qenë se rrezikonte edhe banesat pasi kasollja ishte afër tyre.

Pas ndërhyrjes së shpejtë zjarri është izoluar por forcat zjarrfikëse gjenden ende në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet që grupi hetimor të punojë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 5.08.2023 15:35

Tags: ,