Merr flakë në lëvizje një furgon në hyrje të Tiranës

Foto ilustruese

Një furgon është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, pranë TEG.

Mjeti tip furgon “Benz” me targa AB 759 BB ka qenë duke lëvizur te rruga e TEG kur është përfshirë nga flakët.

Për fat të mirë nuk ka tëlënduar, pasi shoferi ka arritur të dalë nga mjeti.

Pasi shoferi doli nga mjeti kanë shpërthyer flakët.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa janë njoftuar dhe forcat zjarrfikëse. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit./albeu.com/