Një histori njësoj si në telenovelë, zbulohet arsyeja e ndarjes së ‘Merve’ nga bashkëshorti (FOTO LAJM)

Telenovelat turke janë bërë tashmë pjesë e rutinës tonë të përditshme, në të njëjtën mënyrë edhe aktorët e tyre. Merve është një nga ato personazhe, që e kemi parë në serialin më të ri që transmetohet më “Tv Klan” apo “Sulltanesha Kosem”.

Historia e aktores Aslıhan Gürbüz në jetën reale duket se është njësoj si ajo në serial. Në vitin 2011 ajo ka qenë e martuar me Kerem Kupaci, por martesa ka marrë fund në 2014. Sipas portaleve të huaja, arsyeja e ndarjes kanë qenë zënkat e njëpasnjëshme.

Pas ndarjes ajo është komentuar për lidhje të ndryshme, por kanë rezultuar jo të vërteta. 36-vjeçarja duket se po shijon jetën si beqare, por është e hapur për të gjetur dashurinë e vërtetë.
Shtuar më 25/08/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori