Një grup i maskuar përleshet me protestuesit në Hong Kong (FOTO LAJM)

Një grup i maskuar janë përleshur me protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong.

Grupi mësohet se ka qenë njësit special i Kinës dhe ka shkatërruar edhe barrikadat që kanë ngritur protestuesit nëpër rrugët e Hong Kongut.

Protestuesit, shumica e të cilëva janë studentë edhe pas këtyre përleshjeve po qëndrojnë fort kundër pushtetit në Pekin.

Protestat kanë nisur, për shkak se Pekini zyrtar vendosi që liderët e Hong Kongut ti vendosë vetë dhe jo të zgjidhen nga populli. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2014, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori