Një dita nga protesta, PD ndryshon sloganin: Berisha: Samiti i BE-së mbështetje për  opozitën

Teksa jemi një ditë nga protesta e opozitës, por po ashtu edhe nga samiti i BE-BP, Partia Demokratike ka ndryshuar sloganin.

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një komunikimi ditën e sotme me mediat, u shfaq para sloganit “Europe the right way. Not the Rama way.”

“Nesër zbarkon lidershipi i Evropës në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane. Në këtë konstest, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD dhe popullin opozitar.

Është kjo parti që në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri që firmosi MSA, e cila liberalizoi vizat, mori rekomandimin për statusin e vendit kanditat.

Samiti iu nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratet, idealet demokratike të saj. Por nesër ne populli opozitar do të mbushe rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, theksoi nder te tjera Berisha

./albeu.com