Një "gjarpër deti" në rrjetat e peshkatarëve vlonjat! (FOTO LAJM)

Një specie e rrallë detare që ngjason më tepër si një ngjalë me sqep, ka rënë në rrjetën e peshkatarëve vlonjatë. Peshkatarët pohojnë se kjo gjallesë është "gjarpër deti".

Përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale tregon këtë kafshë deti tepër të rrallë, por që tashmë për fat të keq nuk i ka shpëtuar barbarisë së atyre që nuk dinë të respektojnë natyrën dhe faunën.

Kjo foto shoqërohet me diciuturën: "Gjarper deti, mbi dy metra. I rrall ne rrjetat e peshkatareve ….Helmues…". /albeu.com/

Shtuar më 29/11/2015, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori