“Në Shqipëri, Mal të Zi e Madagascar”, Petrit Vasili publikon raportin e Transparency International

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka publikuar raportin e Transparency International, lidhur me financimet ruse.

Në lajmin që ai ka publikuar, mes vendeve që kanë marrë financime ruse bën pjesë edhe Shqipëria.

Gjithashtu në postimin e tij në Facebook, thuhet se Moska ka shpenzuar që nga viti 2014 rreth 300 milion dollarë për të blerë influencën në vende të tjera.

“Të mërkurën dolën lajmet se qeveria ruse mund të ketë shpenzuar rreth 300 milion dollarë që nga viti 2014, për influencimin e zgjedhjeve dhe për blerjen e influencave politike jashtë vendit.

Disa nga shtetet e ndikuara përfshijnë Shqipërinë, Malin e Zi, Madagascarin dhe mundësisht Ekuadorin, i përfshirë është edhe një shtet në Azi emri i të cilit nuk është bërë publik”, thuhet në postim./albeu.com/