Një ditëlindje në karantinë si e Victoria Beckham, gjen mënyrën ideale për të festuar (FOTO LAJM)
Edhe
Victoria Beckham, si shumë të tjerë, ka festuar ditëlindjen e saj në kushtet e karantinës.
Ajo ka mbushur 46-vjeç, në rezidencën e saj në Cotsëolds, pranë njerëzve të
dashur të familjes. Stilistja ka ndarë disa
foto pranë David dhe vajzës, teksa fryn qirinjtë e tortës.
Victoria gjithashtu organizoi një ‘festë virtuale ’me shokun e saj DJ Fat
Tony në Instagram.
Tony luajti këngët e saj të preferuara në mënyrë që fansat të mund të argëtoheshin së bashku me stilisten.
Victoria është shprehur se kjo ishte një
ditëlindje e çuditshme, por ndihet mirënjohëse që njerëzit e saj të
dashur gëzojnë shëndet të plotë.
Shtuar më 18/04/2020,
ora 16:42