Aksident i rëndë në Tiranë, makinat bëhen copash, lëndohet shoferi i Benz-it

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në bulevardin “Migjeni”, në zonën e Yzberishtit., Tiranë.

Një automjet tip “Benz Mercedez” dhe një mjet tip “Smart” janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit.

Nuk dihen ende rrethant e aksidentit.

/albeu.com/