Një koncert tribut për Dr.Florin, West Side Family surprizon fansat me projektin e radhës (FOTO LAJM)

Landi i West Side Family i ka surprizuar të gjithë fansat me postimin e radhës. Ai ka zbuluar se shumë shpejt, me 5 mars në

Pallatin e Kongreseve, “West Side Family” do të sjellë një koncert tribut për Dr.Florin.

Pjesë e këtij koncerti do të jetë Landi, Miri, vëllai i Dr.Flori, Albani, “Produkt 28” me Fabin dhe Turin e shumë bashkëpunëtorë te tjerë të Dr.Florit, që do t’i mësojmë në ditët në vazhdim, shkruan Who.

Ky koncert do i dedikohet të gjithë atyre që janë rritur dhe janë frymëzuar nga muzika e Dr.Florit e që mezi presin të këndojnë njëzëri këngët e tij.


Shtuar 31.01.2020 08:30