Nishani vizitë historike në Preshevë, u shoqërua nga 300 forca policie dhe snajperë (FOTO LAJM)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili zhvilloi sot një vizitë në Luginën e Preshevës, është pritur në një mënyrë madhështore nga shqiptarët e Preshevës. Rrugët janë mbushur me flamurin shqiptar në nder të kësaj vizite historike.

Vizita e presidentit Bujar Nishani në Preshevë është cilësuar "historike" për faktin se kjo është vizita e parë e kryetarit të shtetit shqiptar në Serbi pas 69 vitesh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha.

Gjatë kësaj vizite, ai është takuar me përfaqëues shqiptarë, si dhe është pritur nga homologu i tij shqiptar në Bujanoc z.Shaip Kamberi, të cilët më pas kanë biseduar për cështjet politike dhe situatën me shqiptarët atje.

Pas takimit, ata mbajtën edhe një konferencë për medie.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me ftesë të kryetarëve të komunave të Bujanocit dhe të Preshevës u nis të martën për të kremtuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores s parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti Nishani në mesditë u gjet në mesin e shqiptarëve në sheshin "Skënderbe" në Bujanoc,
Gjatë këti takimi kanë qenë të pranishëm rreth 300 gazetare shqiptarë, serbe dhe botërore, si dhe kanë qenë në gadishmëri rreth 300 forca policie, mes tyre edhe snajpera.

Por, nga ana tjetër, vizita e Presidentit Nishani në Luginën e Preshvës, është ndjekur me një interesim të madh nga mediet serbe, ndërsa kryeministri Aleksandër Vuçic ka reaguar ashpër duke thënë: "Askujt nuk do t'ia lejojmë që të thuri ëndrra në llogari të territorit tonë dhe interesave vitale të vendit tonë.

Ne nuk kemi frikë prej askujt, jemi vend i hapur, secili është i mirëseardhur, por ai që mendon se mundet ose guxon të shkatërrojë integritetin e vendit, përgjigja ime është: Mos e bëni këtë dhe mos tentoni ta bëni këtë!", ka thënë kryeministri Vuçiç. /albeu.com/



Shtuar më 07/03/2017, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori