Nishani takim me gazetarėt: Mediat, kontribues tė pėrparimit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Me rastin e festave tė fundvitit, presidenti i Republikės Bujar Nishani organizoi njė pritje pėr pėrfaqėsuesit e mediave shqiptare, ku ishin tė pranishėm deputetė tė Komisionit parlamentar tė Medias dhe punonjė tė mediave.



Nė fjalėn e rastit Kryetari i Shtetit shqiptar duke i uruar tė pranishmėve njė fillim tė mbarė pėr vitin e ardhshėm u shprehu mirėnjohjen institucionale pėr kontributin e madh tė dhėnė nga mediat gjatė vitit, duke i vlerėsuar si kontribues tė pėrparimit.

“E them me bindjen e madhe dhe besimin e plotė, qė pėrcjell edhe perceptimin e ēdo qytetari tė kėtij vendi, qė keni qenė dhe ju kontribues kryesorė tė pėrparimit, tė maturimit dhe tė zhvillimit, tė kulturės sė gjithė shoqėrisė sonė, duke vendosur edhe njė gur tjetėr nė ecjen pėrpara tė shoqėrisė sonė, e cila e ka tė nevojshme si ēdo shoqėri tjetėr nė botė bashkėpunimin, praninė, kontributin e medias dhe njerėzve tė medias si dhe tė atyre qė e pėrkrahin median. Por, kuptohet qė shoqėria jonė ka nevojė akoma mė shumė, pasi, duke qenė njė demokraci e re, duke qenė njė vend, i cili institucionet i konsolidon ēdo ditė e mė shumė, ky shėrbim, dhe me besim tė madh e them shėrbim, i cili gjykoj qė ėshtė pak mė shumė se sa kontribut, ėshtė i pazėvendėsueshėm dhe i domosdoshėm.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Nishani e ēmoi lart median pėr bashkėpunimin, qė i kanė ofruar Presidentit tė Republikės nė pėrmbushjen e misionit tė tij, duke nėnvizuar bindjen se media ėshtė syri dhe veshi i qytetarit shqiptar; zėri i fuqishėm kritik, shpotitės e komentues. Kreu i Shtetit i inkurajoi pėrfaqėsuesit e medias qė tė jenė gjithmonė e mė shumė aktivė, gjithmonė e mė shumė kritikė, gjithmonė e mė shumė tė orientuar nga analiza e komentet e tė gjithė fushave, nė mėnyrė qė shoqėria shqiptare tė jetė gjithmonė nė nivelin qė meriton tė ketė njė shoqėri ambicioze pėr tė ardhmen e saj dinamike nė jetėn shoqėrore, politike, sociale, kulturore tė vendit.

“Prandaj, do tė desha tė jem pjesė e tė gjithė asaj armate tė madhe tė qytetarėve tė shoqėrisė sonė, qė ju inkurajon, ju mbėshtet, ju nxit dhe ju vlerėson nė misionin tuaj, nė radhė tė parė, por edhe nė punėn tuaj tė pėrditshme, e cila padyshim, si ēdo fushė tjetėr ka sfida tė shumta, sfida tė mėdha!” – theksoi Presidenti i Republikės.

Presidenti Nishani duke e konsideruar vitin e ardhshėm si njė vit shumė tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, pasi do tė mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e cilėsoi median njė promotore, mbėshtetėse, inkurajuese dhe evidentuese tė sfidave tė qenėsishme me tė cilat do tė pėrballet shoqėria shqiptare.

“Personalisht do tė dėshiroja tė kisha bashkėpunėtorėt e mi mė tė ngushtė, pikėrisht njerėzit e medias, nė kontekstin e gjykimit, vlerėsimit, analizės, adresimit tė tė gjithė problematikave, ēėshtjeve, shqetėsimeve, tė tė gjitha aspekteve tė shoqėrisė sonė” – vuri nė dukje Presidenti Nishani. /albeu.com/

Shtuar më 22/12/2012, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin

Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė.

.