Nishani takim me gazetarët: Mediat, kontribues të përparimit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Me rastin e festave të fundvitit, presidenti i Republikës Bujar Nishani organizoi një pritje për përfaqësuesit e mediave shqiptare, ku ishin të pranishëm deputetë të Komisionit parlamentar të Medias dhe punonjë të mediave.



Në fjalën e rastit Kryetari i Shtetit shqiptar duke i uruar të pranishmëve një fillim të mbarë për vitin e ardhshëm u shprehu mirënjohjen institucionale për kontributin e madh të dhënë nga mediat gjatë vitit, duke i vlerësuar si kontribues të përparimit.

“E them me bindjen e madhe dhe besimin e plotë, që përcjell edhe perceptimin e çdo qytetari të këtij vendi, që keni qenë dhe ju kontribues kryesorë të përparimit, të maturimit dhe të zhvillimit, të kulturës së gjithë shoqërisë sonë, duke vendosur edhe një gur tjetër në ecjen përpara të shoqërisë sonë, e cila e ka të nevojshme si çdo shoqëri tjetër në botë bashkëpunimin, praninë, kontributin e medias dhe njerëzve të medias si dhe të atyre që e përkrahin median. Por, kuptohet që shoqëria jonë ka nevojë akoma më shumë, pasi, duke qenë një demokraci e re, duke qenë një vend, i cili institucionet i konsolidon çdo ditë e më shumë, ky shërbim, dhe me besim të madh e them shërbim, i cili gjykoj që është pak më shumë se sa kontribut, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Nishani e çmoi lart median për bashkëpunimin, që i kanë ofruar Presidentit të Republikës në përmbushjen e misionit të tij, duke nënvizuar bindjen se media është syri dhe veshi i qytetarit shqiptar; zëri i fuqishëm kritik, shpotitës e komentues. Kreu i Shtetit i inkurajoi përfaqësuesit e medias që të jenë gjithmonë e më shumë aktivë, gjithmonë e më shumë kritikë, gjithmonë e më shumë të orientuar nga analiza e komentet e të gjithë fushave, në mënyrë që shoqëria shqiptare të jetë gjithmonë në nivelin që meriton të ketë një shoqëri ambicioze për të ardhmen e saj dinamike në jetën shoqërore, politike, sociale, kulturore të vendit.

“Prandaj, do të desha të jem pjesë e të gjithë asaj armate të madhe të qytetarëve të shoqërisë sonë, që ju inkurajon, ju mbështet, ju nxit dhe ju vlerëson në misionin tuaj, në radhë të parë, por edhe në punën tuaj të përditshme, e cila padyshim, si çdo fushë tjetër ka sfida të shumta, sfida të mëdha!” – theksoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Nishani duke e konsideruar vitin e ardhshëm si një vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi do të mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e cilësoi median një promotore, mbështetëse, inkurajuese dhe evidentuese të sfidave të qenësishme me të cilat do të përballet shoqëria shqiptare.

“Personalisht do të dëshiroja të kisha bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, pikërisht njerëzit e medias, në kontekstin e gjykimit, vlerësimit, analizës, adresimit të të gjithë problematikave, çështjeve, shqetësimeve, të të gjitha aspekteve të shoqërisë sonë” – vuri në dukje Presidenti Nishani. /albeu.com/

Shtuar më 22/12/2012, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com