The Simpsons godasin sërish! Parashikojnë mungesën e naftës në Angli (VIDEO)

Një video tjetër nga seria e animuar e Simpsons është bërë virale në internet. “Profecitë” e Simpsons vazhdojnë. Të gjthë e dinë tashmë se seriali i animuar është lidhur disa herë me ngjarje të rëndësishme që zakonisht shqetësojnë komunitetin global. Që nga zgjedhja e Trump, virusi Ebola e deri tek mënyra se si u vra Kobe Bryant, krijuesit e “The Simpsons” kanë parashikuar ngjarjet botërore shpesh herë.

Orët e fundit, një video po bën xhiron e rrjetit. Në të shfaqet Homer Simpson që mbush bagazhin e makinës së tij me benzinë. Videoja u bë virale për shkak të problemit me krizën e naftës në Angli ditët e fundit. Fansat e serisë e konsiderojnë këtë një parashikim tjetër të “The Simpsons”,

Pamjet vijnë nga një episod i vitit 2010, i titulluar “Lisa Simpson, This Is Not Your Your Life”, ku Homer Simpson vë 1000 gallonë karburant.

“Simpsons kishin shumë të drejtë,” shkroi njëri, ndërsa një tjetër u shpreh se “Ata dinë gjithçka”.

Sidoqoftë, krijuesit e serisë deklaruan:

Ne marrim më të pamundurën, që nuk do të ndodhë kurrë, por pastaj rezulton se imagjinata jonë bëhet e vërtetë.


Shtuar 30.09.2021 21:38