Nishani e Jahjaga në ceremoninë e inaugurimit të Erdogan (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga morën pjesë dje në ceremoninë solemne të inaugurimit të Kreut të ri të Shtetit turk të zhvilluar në Ankara.

Pas ceremonisë së betimit në Parlamentin turk, Presidenti Nishani i uroi Presidentit të 12-të të Republikës së Turqisë, Erdogan në Presidencën turke suksese në postin e lartë, duke e siguruar për vazhdimësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës nga ish-presidenti Abdullah Gyl, të zhvilluar në Pallatin Presidencial në Ankara, morën pjesë një numër i delegacioneve nga vende të ndryshme të botës, presidentë, kryeministra, ministra dhe përfaqësues diplomatikë. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori