Nishani falenderon Davutoglu për ndihmën që Turqia i ka dhënë Kosovës (FOTO-LAJM)

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu sot vlerësimin dhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar dhe tijin personal për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vite Shqipërisë. Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu, kreu i shtetit u ndal në disa nga arritjet kryesore të Shqipërisë duke vënë theksin se këto arritje nuk do të ishin të mundura pa ndihmën e miqve të Shqipërisë, ku padyshim kontributi i Turqisë është i veçantë.



Nishani shprehu mirënjohjen ndaj ndihmës dhe mbështetjes që Turqia i ka dhënë shtetit të Kosovës që nga procesi i pavarësimit e deri në njohjen që shumë shtete i kanë bërë Kosovës, duke theksuar se pavarësimi i këtij shteti të ri provoi të ishte i suksesshëm duke bindur dhe më skeptikët e këtij procesi.


Presidenti Nishani shprehu bindjen se Shqipëria do të vijojë të jetë një faktor stabiliteti në rajon, me fokus bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit në funksion të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, paqes dhe procesit të përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin shumë të mirë politik, ekonomik, kulturor, ushtarak dhe në shumë fusha të tjera, duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera, në bazë të të cilave qëndrojnë miqësia dhe lidhjet tradicionale midis dy vendeve tona.

Presidenti Nishani nënvizoi dëshirën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona, prezencën e sa më shumë bizneseve turke në Shqipëri, veçanërisht në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e turizmit.
Shtuar më 05/10/2013, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori