"Nisa të qaj", J.Lo flet për kartolinën prekëse që i dërgoi vajza e bashkëshortit (FOTO LAJM)

Të bësh bashkë dy familje që kanë patur më parë rrugëtime të ndryshme nuk është fort e lehtë. Por Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ia kanë dalë ta menaxhojnë situatën.

Në një intervistë me gazetaren Hoda Kotb që transmetohet në “Today” në NBC News, J. Lo tregoi për një kartolinë që i dërgoi vajza 14-vjeçare e Alex, Natasha.

“Mora kartolinën më të bukur nga vajza e Alex-it, Tashi. Ajo më tha: ‘Ndihem e nderuar që do të jem thjeshtra jote’. Nisa të qaj,” tha Lopez. “Ndihem me fat që po përjetoj këtë dinamikë në jetën time. Më në fund, kam familjen që kam ëndërruar gjithnjë.”

Jennifer është nënë e binjakëve Max dhe Emme, 11 vjeç nga martesa me këngëtarin Marc Anthony, ndërsa Rodriguez ka dy vajza, Natasha-n dhe 11-vjeçaren Ella me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis.

Përsa i përket prindërimit, J.Lo foli mbi vështirësitë e profesionit të saj. “Ndenja e fajit te nënat është e vërtetë. Sinqerisht e urrej veten kur nuk jam pranë tyre, qoftë edhe një moment.”

Edhe pse me katër fëmijë tashmë nën një çati, Lopez do të donte të kishte edhe fëmijë të tjerë. Gjatë intervistës me Hoda për radion SiriusXM, ajo iu përgjigj me “po” pyetjes “a dëshiron fëmijë të tjerë?”.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u takuan për herë të parën në vitin 2005, kur Jennifer ishte ende e lidhur me Marc Anthony-n. Raporti i tyre nisi në 2017-n dhe pas dy vitesh lidhje, Arod i propozoi J.Lo gjatë një udhëtimi në Bahamas. Së shpejti, pritet të martohen.
Shtuar më 13/09/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori