Nis aksioni për largimin e rrethojave në institucionet publike në Prishtinë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Bordi i Drejtorëve në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që të largohen të gjitha rrethojat nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë.

Pas marrjes së këtij vendimi Drejtoria Komunale e Inspeksionit, gjatë ditës së sotme, ka bërë largimin e rrethojave që kanë qenë për rreth objektit ku ndodhet kjo drejtori. Komuna e Prishtinës kërkoi nga të gjitha institucionet publike, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë që të marrin masat për largimin e rrethojave. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori