Nipi i Fidel Castro-s i nxjerr "ujin e zi" luksit (FOTO LAJM)

Gazeta “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull jetës luksoze që bëjnë pasardhësit e Fidel Castros, i cili nuk nguron ti ekspozojë në rrjetet sociale, nga jahtet tek udhëtime në të gjithë botën.

Nipi Fidel Castros, Tony Castro ka ndarë me miqtë e tij virtual disa fotografi nga udhëtimet luksoze në Barcelonë, Spanjë dhe Meksikë.

Por pas publikimit të fotografive të tij në media, llogaria e tij në Instagram e cila ka qenë publike, tashme është vetëm për rrethin e ngushtë të miqve.

Castro ka rreth 1.000 ndjekës të cilët ende mund të shohin postimet e tij nga pushimet e luksit.
Shtuar më 05/01/2019, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori