Genta Ismajli shtatzënë me partnerin turk? Këngëtarja tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli prej kohësh po shijon historinë e dashurisë me partnerin e saj turk, Hysen Usta. Çifti e kanë treguar publikisht se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe shpeshherë bëjnë edhe dedikime apo surpriza romantike.

Genta kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe kjo mesa duket e ka një shkak. Sot po përflitet se këngëtarja është shtatzënë dhe thashethemet kanë nisur nga një foto që ajo postoi në Instagram.

Barku i këngëtares duket i rrumbullakosur dhe fansat e kanë vënë re këtë. Nuk kanë munguar pyetjet e shumta për shtatzëninë, por Genta ka preferuar të mos i përgjigjet.


Shtuar 22.05.2020 13:49