E FUNDIT/ Mbyllen pjesët e para, kryesojnë Laçi dhe Teuta (VIDEO)
"Ngrihu dhe ik", rrjeti kryqëzon Bora Zemanin: Kërkoji falje Ledjanës (FOTO LAJM)

Në spektaklin ‘Për’puthen Prime” pati një debat të ashpër mes Bora Zemanit dhe njërës prej konkurrenteve, Ledjanës. Kjo e fundit u shpreh se produksioni ja kishte punuar pas krahëve, sepse kishin xhiruar edhe pasi ishin fikur kamerat.

Mirëpo këto fjalë të saj sollën një reagim të ashpër nga ana e Borës. Ajo i kërkoi Ledianës të linte menjëherë programin nëse mendonte se produksioni ja kishte punuar pas shpine.

Pas emisionit, Bora u detyrua të japë një shpjegim publikisht. Në një deklaratë të gjatë në Instagram, moderatorja shprehej se nuk është e lehtë të drejtosh një program si “Për’puthen” kur hidhen dhe akuza të rënda. Ajo ju ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që janë bezdisur nga tonet e larta dhe është shprehur se dëshiron që Ledjana të jetë në program, sepse në fund të fundit prandaj u zgjodh nga produksioni si konkurrente.

“Ky eshte program shume i veshtire! Ndoshta me i veshtiri dhe te jesh i qete, ndonjehere nuk behet aq kollaj. Une ngre zerin dhe revoltohem kur hidhen akuza te renda. Kundrejt produksionit dhe konkurenteve te “Per’puthen”! Suksesi i ketij programi eshte i padiskutuar prej te gjitheve ne. Produksioni me nje pune te shkelqyere te pa lodhur, dhe konkurentet qe e kane dhene veten pa rezerva duke u zhveshur perpara miliona syve cdo dite. Shikueshmeria e ketij programi eshte merite e ketyre dy elementeve ndaj nuk do lejoja kurre te cenoheshin. Ky program eshte MERITE dhe KOSTO e te gjitheve ne. Olsa, Arjani, une, konkurentet… marrim komplimenta dhe kritika, dashuri dhe ofendime, kenaqesi dhe stres cdo dite. Eshte e padrejte qe kete maje ta arrijne keta njerez qe permenda me lart dhe dikush te vij vetem per perfitimet qe te jep ky program. Do kisha mbeshtetje maksimale per dike qe ka kompleks ne jete, qofte edhe nje perqafim, por ne kete program nuk mund te besh “sikur e ke problem“ kur ne fakt eshte dicka normale per ty “jashte kamerave”. Ndaj, te thuash ishte pabesi ndezja e kamerave ne nje program REALITY, (ku nje nga pikat me te rendesishme te kontrates qe firmosin te gjithe protagonistet eshte fakti qe ata xhirohen gjate gjithe kohes dhe pamjet transmetohen kurdo per te qene transparent me publikun) kjo eshte shume! Gjithesi i kerkoj ndjese gjithe atyre qe me te drejte jane bezdisur nga tonet e larta. Une dua qe Ledjana te vazhdoj te jete ne program, nese vete ajo e ndjen se mund te jete pa filtra dhe ti tregoj publikut se kush eshte ajo ne te vertete. Sepse jam e sigurt qe eshte shume me simpatike… fundja ndaj u perzgjodh nga ne B.Z”, shkruan Bora.

Megjithatë, ndjekësit e programit kanë shumë pakënaqësi nga ky veprim i Borës dhe ia kanë shprehur të gjitha në rrjetet e saj sociale. Moderatorja ka shpërndarë ditën e sotme disa foto para nisjes së emisionit në Instagram, duke i ftuar ndjekësit e saj të shohin Për’puthen edhe në këtë puntatë.

Mirëpo, e papritura i ka ndodhur pas qindra komentues kanë nisur ta kritikojnë për veprimin e djeshëm. Pjesa më e madhe e tyre shkruajnë se ajo ka bullizuar Ledjanën dhe se duhet të kërkojë falje.

Sakaq, ka edhe nga ata që shkojnë në ekstrem duke i shkruar se ka dalë përtej rolit të saj si moderatore dhe se pas këtij veprimi s;duhet të dalë më në ekran. Nuk kanë munguar as ofendimet.

Deri tani Bora nuk ka reaguar ndaj asnjë komenti dhe nuk e dimë nëse do i kërkojë falje Ledjanës, ndonëse i tha të gjitha në statusin e djeshëm.
Shtuar më 19/01/2021, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori