Ngjashmëria me Barack Obamën i ka ndryshuar jetën, tani ka vetëmn një ëndërr (FOTO LAJM)

Që nga fillimi kur Barack Obama mori detyrën si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2009, Ilham Anas është bërë i famshëm për shkak të ngjashmërisë së tij me njeriun më të fuqishëm të botës.

Ndërsa Anas, një babai i përulur 40-vjeçar i dy fëmijëve, është natyrisht i trembur, ai ka përqafuar rrethanat që e kanë vënë në qendër të vëmendjes.

Anas ka udhëtuar në botë, duke imituar ish-Presidentin amerikan. Kjo i ka sjellë atij të ardhura për tu kujdesur për familjen e tij që jeton në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.

Anas ka dashur të mbushë portofolin e tij duke imituar Barack Obaman, duke marr pjesë në koncertet e komedisë stand-up. Indoneziani nuk do të donte asgjë më shumë sesa të takonte Obama dhe të fotografohej së bashku.
Shtuar më 25/07/2019, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori