Ngjashmëri e frikshme me Adele? Katy Perry bën lëmsh dynjanë (FOTO LAJM)

Një performancë e Katy Perry-t ka bërë lëmsh rrjetin. 36-vjeçarja ka performuar në shfaqen “Tmall Double 11 Gala”, moment në të cilin fansat e kanë ngatërruar me Adele.

“A është Adele?”, “Mendova se edhe kjo ishte Adele!”, “Mendoj se unë nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Çfarë i ndodhi? Stili i saj duket më shumë si Adele tani”, kanë qenë disa nga komentet që kanë shoqëruar performancën e këngëtares.

Katy kishte zgjedhur që gjatë performancës të kishte flokë të gjatë në po të njëjtën ngjyrë si të Adelës dhe kaq mjaftoi që ndjekësit të ngatërroheshin kollaj.
Shtuar më 21/11/2020, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori