Lufton me flakët për të shpëtuar kafshët, i riu që po bën xhiron e rrjetit (FOTO LAJM)

Pavarësisht situatës kaotike të krijuar nga zjarrret ku të shpëtosh veten është gjëja e parë që mund të mendosh këto foto do t’ju dëshmojnë të kundërtën. Për grekët, i riu Leonidas Rodis është heroi i kohëve moderne, ai që vlerësoi jetën e kafshëve njësoj si të njerëzve dhe rrezikoi gjithçka për t’i shpëtuar duke hyrë mes flakëve në Parnithë.

Mediat greke i kanë bërë jehonë vullnetit të të riut për të rrezikuar gjithçka në fatkeqësinë që ka goditur vendin, edhe pse pret të bëhet baba për pak muaj.

Ato gjithashtu kanë publikuar një postim prekës të bashkëshortes së të riut, e cila shkruan: “Për mua ai është një hero çdo ditë! Heroi im! Dua burrin tim shëndoshë e mirë në shtëpinë tonë! Por çdo më duhej heroi nëse humbas bashkëshortin tim dhe fëmija im nuk takohet me babanë e tij?”.

 


Shtuar 25.08.2023 23:17