Këshilli Kombëtar i PD merr vendimin: Bujar Nishani të shpallet kryetar nderi!

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka shpallur Bujar Nishanin Kryetar nderi të Këshillit Kombëtar.

Lajmin e bëri të ditur deputeti Edi Paloka, i cili është shprehur se ky titull do t’i jepet për kontributin që ai ka dhënë ndër vite në Partinë Demokratike.

“Për të gjithë kontributin e tij në PD dhe si kryetar i Parë i Këshillit Kombëtar, propozojmë që Bujar Nishanit t’i jepet titulli “Kryetar nderi i Këshillit Kombëtar”.