Gjenden 500 bimë kanabis në afërsi të një banese në Krujë, arrestohet 52-vjeçari

Vijon megaoperacioni “Territor i pastër” anti-drogë në Krujë.

Policia bën me dije se në kuadër të fazës së 16-të të operacionit kanë sekuestruar dhe asgjesuar 500 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në afërsi të një banese, në Kodër-Mazhë, Krujë.

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, A. H., 52 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8753 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Njoftimi Policise 

Krujë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë rrethin, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 16-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Asgjësohen 500 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në afërsi të një banese, në Kodër-Mazhë, Krujë.

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8753 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër”, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas kishte kultivuar bimë narkotike në Kodër-Mazhë, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 16-të të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 52 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 08:25