Policia zbulon detaje për ngjarjen në Fier: Një nxënës përdori spraj piperi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi sot në shkollën “Janaq Kilica”, ku mbi 30 nxënës përfunduan në spital.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, -thuhet ne njoftimin e policise. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2020 11:26