Përfundon debati në Kuvedin e Maqedonisë së Veriut për rikonstruimin e qeverisë

Ka përfunduar debati në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për rikonstruimin e Qeverisë.

Kuvendi pritet të votojë së shpejti edhe emrat e fundit, ato të zv/ministrave të rinj, Tiron Jajaga dhe Vjollcë Berisha nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Viktorija Avramovska dhe Maja Manolleva nga LSDM-ja dhe Agim Nuhiu nga BDI-ja.

Diskutimi mbyllet pas rreth tre javësh debat në institucionin ligjvënës në të cilin VMRO-DPMNE-ja zuri hapësirën më të madhe.

Tre ditë më parë u votuan edhe katër ministrat e rinj, tre prej të cilëve janë nga Aleanca për Shqiptarët dhe një nga LSDM-ja./alsat