Nga momenti në moment, prisni që Lady Gaga të kthehet me ish-të fejuarin (FOTO LAJM)

Në shkurt të këtij viti, Lady Gaga i dha fund fejesës së saj me ish-partnerin, Christian Carino.

Kjo ndodhi pikërisht kur nisën aludimet se Gaga kishte nisur një romancë të re me aktorin dhe regjisorin e njohur, Bradley Cooper.

Ata luajtën të dy në filmin “A star is born” dhe të gjithë dyshuan se mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie.

Mirëpo, me kohën u vërtetua e kundërta për lidhjen mes Gaga-s dhe Cooper dhe duket se gjërat po kthehen siç ishin edhe për ish-çiftin.

Burime pranë këngëtares kanë treguar se Lady Gaga ka nisur të komunikojë sërish me Carino-n.

Thuhet se ata flasin thjesht si shokë, por s’mund të jemi aq naivë dhe të mos mendojmë se mes tyre ekziston një mundësi rikthimi.

Mbetet vetëm të presim…
Shtuar më 14/12/2019, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori