CR7 paralajmëron Man Utd: Nuk jam rikthyer për të dalë i gjashti

Cristiano Ronaldo nuk po ndjehet mirë me situatën momentale të këtij sezoni me Manchester United.

Ronaldo është takuar me agjentin e tij Mendes dhe thuhet se ai mund të kërkojë largimin te ndonjë tjetër klub. Portugezi ka dalë hapur të flasë për atë ëfarë e shqetëson.

“Ata nuk duan të përfundojnë në vendin e gjashtë dhe unë gjithashtu nuk jam rikthyer për të zënë vendin e gjashtë. Unë kam ardhur këtu për të fituar dhe dua ta bëj këtë gjë.”

Gjithashtu ai ka folur edhe për ndryshimet në stol.

“Së pari Solskjaer, pastaj Carrick dhe tani Rangnick. Kur ndryshon kaq shumë trajner është gjithmonë shumë e vështirë. Me Rangnick ne jemi përmirësuar në disa aspekte por na duhet kohë që ai të bëjë më mirë”, kështu është shprehur C.Ronaldo./ h.ll/ albeu.com


Shtuar 13.01.2022 11:50