Nga mbajtësja e çelsave te shtëpia luksoze, në ''muaj mjalti" me Rudinën dhe Mark Frrokun (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku po e kalojnë më së miri vetëizolimin duke qëndruar 24 orë bashkë. Këtë e tregojnë edhe postimet që artistja publikon në Instagram ku shfaqet shumë e lumtur krah Markut.

Në postimin e fundit, çifti shfaqen të ulur në divan duke shijuar nga një gotë birrë e duke parë televizor. Me këtë rast, Rudina na ka treguar pak nga shtëpia e tyre e cila siç shohim është e mobiluar në ngjyrë pana.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, pak ditë më parë, Rudina tha se vetëizolimi po i duket si muaj mjalti. “Marku sheh seriale, unë gatuaj, ai më thotë të lumshin duart, qenka si muaj mjalti”, u shpreh Rudina.

Ndërkohë që vetë këngëtarja përmes rubrikës me pyetje përgjigje që ka realizuar në Instagram, ka treguar se në shtëpinë e Frrokut qendrojnë edhe dy fëmijët e tij së bashku me Viktorian, ndërsa vajza e madhe e ish-deputetit ka nisur bashkëjetesën e saj me njeriun e zemrës.

Po ashtu Dembacaj ka treguar se shtëpinë që ka pasur së bashku me Aleksin, ia ka lënë ish-bashkëshortin, dhe Viktorias e cila mund ta përdorë atë kur të rritet.

Shtuar më 05/04/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori