Amnistia do të fshijë
taksat e
papaguara,
gjobat dhe kamatë- vonesat për makinat dhe bizneset, por edhe
gjobat për kontributet e
papaguara të pensioneve. Qeveria parashikon që zbatimi i ligjit të faljes pa kusht të përfshijë fshirjen e të gjitha detyrimeve të
papaguara deri më 31 dhjetor të 2010, shkruan Panorama.
Për këtë periudhë të vetmet taksa që nuk do të
fshihen do të jenë kontributet për sigurimet
shoqërore, por do të
fshihen gjobat e krijuara nga mospagimi i taksës.
Gjobat nga mospagimi i kontributeve në sigurimet
shoqërore do të
fshihen edhe për periudhën 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi.
SI DO TË ZBATOHET AMNISTIA PËR PENSIONET
Për kontributet e sigurimeve
shoqërore, objekt i draftit të fshirjes së detyrimeve do të jenë vetëm
gjobat për sigurimet
shoqërore të
papaguara. Drafti përcakton se
gjobat e kontributeve do të
fshihen pa kusht deri në dhjetor të 2010-s. “
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet
shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit”, thuhet në relacionin e projektligjit.
Shkak i mosfshirjes së kontributeve të sigurimeve
shoqërore është që personat e rinj që do të mbushin moshën e daljes në pension të mos përfitojnë më pak pension. Në rast se këto kontribute të
papaguara do të fshiheshin, atëherë për këtë periudhë nuk do të ketë pagesa, çka do të thotë që këta persona do të përfitonin më pak pension. Për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor të 2014,
gjobat për kontributet e pensionit do të
fshihen me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi për kontributet e sigurimeve
shoqërore. Për periudhën e faljes së gjobave me kusht, drafti përcakton se afati i pagimit të detyrimit të plotë është 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, raporton Panorama.
MAKINAT
Për makinat do të
fshihen të gjitha
taksat e
papaguara deri në 2010, ndërsa për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor 2014 falen vetëm
gjobat për
taksat e
papaguara të makinave, me kushtin që të paguhet principali. Në total, për makinat, Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor llogarit faljen e rreth 15 milionë dollarëve detyrime.
Nga ligji i fshirjes së detyrimeve do të përfitojnë rreth 140 mijë makina. Bëhet fjalë për faljen e taksës vjetore të regjistrimit të makinës, taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore e mjeteve të përdorura dhe
taksat e mjeteve luksoze. Amnistia parashikon se, nëse drejtuesi i mjetit kërkon të mos e nxjerrë atë nga qarkullimi, duhet të paguajë detyrimet pas 2010, në këtë rast i
fshihen gjobat, por edhe
taksat e
papaguara para kësaj periudhe. Pra, për të shmangur çregjistrimin e makinës, pronari duhet të paguajë
taksat e periudhës nga 2011 deri në 2014. Në rast të kundërt, 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit makina do të çregjistrohet, ndërsa targa do t’i dërgohet Policisë së Shtetit me qëllim ndalimin e qarkullimit.
Mjetet që përfitojnë nga falja e gjobave, në rast se do të paraqiten dhe do të paguajnë
taksat për t’i mbajtur aktiv, është rreth 3.6 milionë dollarë. .
BIZNESI
Për biznesin, objekt i ligjit të faljes do të jenë detyrimet tatimore që është tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi fitimin, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale etj, shkruan Panorama.
Të gjitha këto janë objekt i ligjit të faljes, kurse në dogana falen detyrimet që janë të regjistruara si borxh doganor, të cilat mund të jenë rivlerësime apo gjoba. Edhe për këto detyrime, amnistia vepron me të njëjtat parime si në faljen e detyrimeve tatimore, ku deri në 2010
fshihen pa kusht të gjitha detyrimet e subjekteve, ndërsa deri në 2014 falen vetëm
gjobat e kamatëvonesat nëse paguhet i plotë detyrimi./Panorama
Shtuar më 01/02/2017,
ora 07:30