Nga luftrat me ISIS në imazhet me panda dhe hiena, cilat janë fotot më të bukura të 2017

Belgu Frederik Buyckx u kurorëzua fituesi i përgjithshëm dhe siguroi një çmim prej 19,500 £. Me serinë e tij të fotove ai ka kapur edhe këtë imazh ku tregohet nje gomar që ngrihet pas rrokullisjes në dëborë në malet e Shqipërisë.
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Janë zbuluar fituesit më të mëdhenj të fotografisë në botë.

Sony Photography Aëards i cili mori mbi 227 mijë regjistrime nga 183 vende, kurorëzoi fotografin belg Frederik Buyckx si fotografin e vitit me seritë e tij me dëborë të quajtur "Whiteout".

Nga dy fitues u zgjodhën për secilën nga 10 kategoritë- nga lajmet tek jeta e egër, nga sportet tek peizazhet- të cilat u zbuluan në ceremoninë e shpërblimeve të mbajtur në Somerset House në Londër.

Fotot përfshinin fotografitë tronditëse të luftëtarëve libianë të Alessio Romenzit të bllokuar në betejën me ISIS në lagjen Al Jiza të vendit të shkatërruar nga lufta - e cila fitoi në kategorinë e lajmeve dhe çështjeve aktuale.

Të tjerë kapin një këlyshë të pandës në bazën e Bifengxia të Kinës, një prostitutë në Bangladesh dhe një toreador dhjetëvjeçar në Mexico City.

në galerinë e mësipërme ju tregojmë disa nga fotot më të bukura të fituesve.

Një ekspozitë me të gjitha fotot fituese të përzgjedhura do të zhvillohet në Somerset House, Londër, në 21 prill - 7 maj. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori