Makina kthehet përmbys në Qafë Thanë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Qafë Thanë.

Makina ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës. Ndërkohë shihet një grua e cila ndodhet e ulur në rrugë, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë pasagjere në makinë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por pritet që policia të hetoj dhe të zbardh shkaqet e aksidentit./albeu.com/


Shtuar 30.04.2022 16:18